Fansat e Realit e fishkëllejnë Casillasin
Fansat e Real Madridit, kanë treguar pakënaqësi te kapiteni i tyre, duke e fishkëlluar atë pas golit të parë të Atletico Madridit.

Sport
Skuadra e Atletico Madridi kaloi e para në epërsi në ndeshjen e sotme, pas golit të shënuar nga Tiago në minutën e 10’.
Fansat e Real Madridi kanë filluar të fishkëllejnë portierin e tyre, Iker Casillas, pasi ai bëri një reagim tejet të dobët në këtë rast.
Siç raporton e përditshmja spanjolle, AS, mësojmë se fishkëllimat e para u dëgjuan në minutën e 15’ të takimit ndërsa në minutën e 17’ ndodhi e njëjta gjë, por me zë më të ulët.
Pas kësaj, fishkëllimat filluan të dëgjohen çdo herë kur Casillas e prekte topin. Sidoqoftë, një pjesë e stadiumit i ka dhënë mbështetje kapitenit duke brohoritur ‘Iker, Iker’.