Fansat e Justin Bieber u kërcënuan me arrestim, për thyerjen e rregullave anti-Covid

Policia u detyrua të ndërhyjë të martën pasi dhjetëra fansa të Justin Bieber shpërfillën udhëzimet aktuale të shëndetit dhe sigurisë duke u mbledhur jashtë hotelit ku ai po qëndronte në Paris.

ShowBiz

03/03/2021 20:50

Këngëtari kanadez, fluturoi në kryeqytetin francez me gruan modele Hailey Bieber për të festuar ditëlindjen e tij të 27-të me 1 mars, transmeton lajmi.net.

Justin u pa duke xhiruar një video në çatinë e hotelit ‘Hotel de Crillon’ dhe fansat e tij u grumbulluan pasi dëshironin ta shihnin.

Prania e tij në Francë – ku më shumë se 80,000 njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19 – krijoi një trazirë në mes fansave të cilët e harruan këtë dhe u tubuan duke mos mbajtur distancë.

Justin mund të shihej në çatinë e hotelit veshur me një këmishë ngjyrë bezhë dhe një kapele rozë ndërsa ishte i rrethuar nga anëtarët e ekipit dhe dritat e studios.

Grumbullimi masiv i tifozëve në hotelin ‘Mandarin Oriental’ bëri që policia lokale të ndërhynte, me 40 oficerë të thirrur për të shpërndarë një turmë prej më shumë se 150 kalimtarësh.

Policia më pas u kërkoi fansave që të evakuonin rrugën brenda 15 minutash ose do të arrestoheshin  për mbledhje të paligjshme për shkak të COVID.

Ndryshe, ‘Euronews’ raporton se Parisi mund të përballet me një bllokim tre javë në një përpjekje për të frenuar infeksionin e koronavirusit në të gjithë qytetin pas kishte një rritje të madhe së fundi të rezultateve pozitive./Lajmi.net/