Fansat e bëjnë edhe këtë gjë për Gashin

Gashi është befasuar nga ajo që bëri një fans për të.

ShowBiz

05/12/2019 16:16

Gashi, është reperi shqiptar me famë botërore, i cili po numëron suksese të njëpasnjëshme në karrierë, shkruan lajmi.net.

Reperi, së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tregoi se çfarë bëri një fans për të.

Marcus, fansi i flaktë i Gashit e ka bërë tatuazh nënshkrimin e reperit, e për këtë gjë ky i fundit është shumë i lumtur.

“Shumë njerëz e kanë bërë këtë ku kam nënshkruar në krahun e tyre”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Lajmi.net/