Fansaj e filmonte duke kënduar, Timberlake i ‘rrëmben’ telefonin

Justin Timberlake është një nga emrat më të kërkuar në botën e muzikës.

ShowBiz

27/03/2018 10:02

Këngëtari njihet për një numër të madh hitesh dhe vazhdon ende të sjell të tilla, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e tij në Instagram, Timberlake ka postuar një video nga koncerti i tij i fundit, ku ishte duke kënduar këngën “Rock Your Body”.

Në një moment, një fanse i ishte afruar shumë në skenë dhe po e xhironte duke kënduar dhe Justin i merr telefonin dhe bën video-selfie.

Këngëtari ka thënë se afrimi i fanses shumë afër në skenë bëri që të mos i rezistonte telefonit të saj e të filmonte. /Lajmi.net/

Get too close to the stage, and I might steal your phone…#MOTWTOUR

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake) on