Fanella vjollcë e Real Madridit

Njëra prej atyre që pritet të jenë fanella e re e Real Madridit si mysafir për sezonin e ardhshëm, do t’ju pëlqejë më tepër vajzave. Los Blancos kanë përzgjedhur një uniformë me ngjyrë vjollcë.

Sport

10/05/2014 10:57

Ditëve të fundit në internet kanë filluar të publikohen disa versione të atyre që pritet të jenë fanellat e reja të skuadrave më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin.

Dhe, duket se kombinimi i njërës prej dy fanellave të Realit si mysafir, do të kthehet në kohë. Nuk është ende e sigurt nëse një garniturë do të mbetet e kaltër, por tjetra duket se do të jetë vjollcë.

Pak kush do ta kishte paramenduar një përzgjedhje të tillë, por në internet janë publikuar fotografi që do të befasojnë shumëkënd.

Nuk dyshojmë se vajzave do t’ju pëlqejë kombinimi, por në këtë aspekt me siguri se merret parasysh edhe marketingu i klubit. Juventus kishte një fanellë të ngjashme para më tepër se 100 vjetësh, kurse me të sot identifikohet Palermo.

Nuk duket aq e keqe, apo jo?