Fanella e Van Persiet, kampione në Premierligë
Fanella e sulmuesit të Manchester Unitedit, Robin van Persie ishte më e shituara në Premierligë, në edicionin e kaluar. Steven Gerrard doli i dyti para sulmuesit Luis Suarez.

Sport
Robin van Persie mposhti konkurrencën nga Steven Gerrard e Luis Suarez duke fituar garën e futbollistit me fanellën më të shitur në Premierligë, për vitin e dytë të njëpasnjëshëm.
Statistikat e publikuara nga Premier League Season Review 2013/13 kanë treguar se sulmuesi holandez sërish ishte emri më i dëshiruar në fanellat e tifozëve.
Pavarësisht ardhjes së tij në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil përfundoi i pesti.
Shinji Kagawa ishte emër i befasishëm në listë, në pozitën e nëntë, kurse përforcimi rekord i Manchester Unitedit, Juan Mata doli i teti.
Top 10:
1. Robin van Persie (Manchester United)
2. Steven Gerrard (Liverpool)
3. Luis Suarez (Liverpool)
4. Eden Hazard (Chelsea)
5. Mesut Ozil (Arsenal)
6. Wayne Rooney (Manchester United)
7. Sergio Aguero (Manchester City)
8. Juan Mata (Manchester United)
9. Shinji Kagawa (Manchester United)
10. Frank Lampard (Chelsea)