Fanella e Tottit e lumturon Modricin

Luka Modric e ka marrë ndoshta dhuratën më të mirë në jetë. Mesfushori kroat i ka shkëmbyer fanellat me Francesco Tottin pas ndeshjes Real – Roma dhe ndihet mjaft i lumtur.

Sport

31/07/2014 11:28

Luka Modric e ka shfaqur me krenari dhuratën që e mori së fundmi. Madje, kjo duket të jetë njëra prej dhuratave më të mira që ka marrë ndonjëherë në jetë.

Mesfushori kroat, pas ndeshjes me Real Madridin, i shkëmbeu fanellat me Francesco Tottin, lojtarin inspirues të tij.

“Fanella më e vlefshme që e kam shkëmbyer me ndonjë lojtar. Idoli im”, ka shkruar Modric në rrjetin social, Instagram, të shoqëruar me fotografinë e fanellës së Tottit me numër 10.