Fanella e re ‘mysafire’ e Romës konkurrente për fanellën e vitit

Fanella e re e Romës, për ndeshjet që skuadra do t’i luajë si mysafire, është konkurrente për fanellën e sezonit.

Sport

12/07/2019 09:45

Me tu zbuluar fanella e re nga Roma, ajo po bën bujë të madhe në rrjetet sociale, duke u konsideruar si më e bukura e këtij sezoni.

Brendi botëror Nike është sponsori i Romës, dhe pikërisht ky brend është meritor për këtë ‘mrekulli’.

Inspiruar nga Jupiteri, Perëndia romake në qiell, një dritë rrufeje zë vend në fanellën e Romës,si shirit nga shpatulla e majtë në anën e djathtë, me ngjyrat klasike e kuqe dhe portokalli që japin efekt mahnitës.

Dizajneri i Nike ka folur për këtë fanellë duke thënë: “Kur kombinon ngjyrat e famshme të Romës me mitologjinë e qytetit, atëherë del një miks i veçantë.”. /Lajmi.net/