Fanella e LeBron James shitet për 3.7 milionë dollarë

Fanella e yllit të LA Lakers, LeBron James shitet për miliona dollarë. Fanella e LeBron James, e veshur gjatë gjysmës së parë të lojës së shtatë të finaleve të NBA 2013, u shit për 3.7 milionë dollarë, duke u bërë e treta më e shtrenjtë e shitur në ankand të Sotheby’s, transmeton lajmi.net. Është fanella…

Sport

29/01/2023 17:39

Fanella e yllit të LA Lakers, LeBron James shitet për miliona dollarë.

Fanella e LeBron James, e veshur gjatë gjysmës së parë të lojës së shtatë të finaleve të NBA 2013, u shit për 3.7 milionë dollarë, duke u bërë e treta më e shtrenjtë e shitur në ankand të Sotheby’s, transmeton lajmi.net.

Është fanella më e shtrenjtë e James e veshur në lojë, por është poshtë asaj të finaleve të NBA në 1998-ës të Michael Jordan (10.91 milionë dollarë) dhe “Hand of God” të Diego Maradonas (9.28 milionë dollarë).

Në natën që James veshi këtë fanellë, ai shënoi 37 pikë, rrëmbeu 12 kërcime dhe pati 4 asistime teksa Miami Heat eliminoi San Antonio Spurs në ndeshjen 7./Lajmi.net/