Fanella e dytë e Barcelonës
Barcelona e ka prezantuar fanellën e dytë zyrtare të cilën do të vesh në ndeshjet që do t’i zhvillojë në udhëtim në sezonin 2014/15. Një model i ri, i cili do të jetë në dispozicion online që nga sot.
Sport
Barcelona e ka zbuluar edhe fanellën zyrtare të cilën futbollistët e saj do ta veshin në ndeshjet që do t’i zhvillojnë në udhëtim.
Kjo është fanella e dytë, me një ngjyrë mjaft interesante, e cila do të përdoret për sezonin 2014-15.
Modeli i ri do të jetë në dispozicion që nga dita e sotme. Ajo do të përdoret kur klubi nuk do të mund të luajë me fanellën tradicionale Blaugrana.
Në bashkëpunim me markën amerikane, Nike, e cila i prodhon fanellat, Barcelona e ka vendosur këtë ngjyrë, duke aluduar në ‘shpirtin rinor të La Masia’, ku formohen talentët e rinj të ekipit katalunas.