Fanella e Balotellit, pizhame e Reinas

Portieri i Napolit, Pepe Reina hyri në histori si i pari që arriti të pret një penallti të sulmuesit Mario Balotelli kur ndali goditjen e yllit të Milanit në fitoren 2-1 në San Siro, muajin e kaluar. Reina, i huazuar në Napoli nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës deri në fund të këtij sezoni…

Sport

11/10/2013 08:00

Portieri i Napolit, Pepe Reina hyri në histori si i pari që arriti të pret një penallti të sulmuesit Mario Balotelli kur ndali goditjen e yllit të Milanit në fitoren 2-1 në San Siro, muajin e kaluar.

Reina, i huazuar në Napoli nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës deri në fund të këtij sezoni e përshkruan penalltinë e pritur si ngjarje historike dhe ka treguar një kuriozitet në lidhje me këtë rast.

“Penalltia e pritur e Balotellit? Një ngjarje historike, nuk kam mundur të mos ia kërkoj fanellën. Kam pritur pak më gjatë se ai. Në fund nuk kam mundur të mos ia kërkoj fanellën. Ai ma ka dhënë se e kam marrë me vete këtu te Kombëtarja e Spanjës për ta krijuar në një lloj pizhame. Flejë me fanellën e Balotellit dhe pantallonat e Napolit”, deklaroi Reina për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.