Familjes Dehari nuk i jipet raporti i ekspertizës, Kryeprokurori: Duhen tre ditë për ta përkthyer

Prokuroria e Prizrenit nuk ia ka dhënë familjes Dehari raportin e ekspertizës së ardhur nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Lajme

18/10/2019 15:10

Para mediave, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka thënë se raporti do iu dorëzohet familjarëve pasi që të përkthehet, shkruan lajmi.net.

Për t’u kryer kjo procedurë, Shala ka thënë se prokurorisë i duhen tre ditë.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, familja e Astrit Deharit e kanë kërkuar raportin original, të papërkthyer.

Ekspertiza nga Zvicra ka arritur në duart e autoriteteve kosovare të drejtësisë gjatë ditës së djeshme, nga ku një gjë të tillë e kanë bërë të ditur vetë prokuroria përmes një konference për media. /Lajmi.net/