Familjarët e shpallin të zhdukur 15 vjeçaren nga Prizreni, policia thotë se s’ka informacione

15 vjeçarja Gentiana Mustafa, nga Prizreni është shpallur e zhdukur nga familjarët.

Lajme

26/01/2021 22:39

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët për të marrë informacione lidhur me rastin.

Babai i vajzës tha për Klan Kosovën se ajo është zhdukur nga data 22 janar dhe nuk kanë informacione për të.

Ai thotë se rasti është lajmëruar edhe në polici.

“Ajo është përgatitur për shkollë. Nga ora 7:30 ka dalë nga shtëpia dhe nuk kemi informacion për të. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici. Kemi pyetur edhe të afërmit por nuk kanë informacione”.

Ndërkaq xhahai theksoi se kanë pranuar informacione nga një qytetar se e ka parë vajzën në Ferizaj.

“Më ka kontaktuar një person dhe më ka thënë se e ka parë në Ferizaj. I kishte kërkuar para për të shkuar deri në Gjilan dhe i kishte kërkuar në telefon për të folur. Por, ai nuk i kishte dhënë telefonin sepse nuk kishte pasur para”.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me zëdhënësin rajonal të policisë në Prizren Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se nuk ka informacion lidhur me rastin.

“Për momentin nuk kam informacion. Nesër do ta shikoj me kolegët se a është raportuar rasti. Me sa kam parë unë nuk ka rast të raportuar”.

Për çdo informatë shtesë Klan Kosova do të iu mbajë të informuar.