Familja Zeqiri ia falë gjakun familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Podujevë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku gjatë ditës së martës në magjistralen Podujevë -Prishtinë.

Lajme

13/11/2019 18:28

Viktima ishte goditur nga një veturë derisa ishte duke e kaluar rrugë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Familja Zeqiri nga Llapashtica, ia fali gjakun e anëtarit të tyre të aksidentuar një ditë më parë familjes Bryma nga Katunishta.

Ceremonia e pajtimit mes familjarëve u bë në prezencë të prijësve fetar dhe personaliteteve tjera. /Lajmi.net/