Familja njofton se sot varroset Ardit Zymberi – 19 vjeçari që u vra në Vushtrri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 19 vjecarit që u vra mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Viktima A.Z është vrarë nga një bashkëmoshatar i tij , i cili tanimë ka pranuar fajësinë. Familjarë e miq të shumtë sot do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut…

Lajme

24/03/2025 10:33

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 19 vjecarit që u vra mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Viktima A.Z është vrarë nga një bashkëmoshatar i tij , i cili tanimë ka pranuar fajësinë.

Familjarë e miq të shumtë sot do të mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut nga Vushtrria.

Po ashtu familja ka njoftuar varrimi i tij do të bëhet në fshatin Dubovc në ora 16:30.

Njoftimi i familjes:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Ardit Zymeri, i cili u nda nga jeta më 23 Mars 2025.

Varrimi do të bëhet sot, më 24 Mars, në Dubofc, në orën 16:30.

Me zemër të thyer, ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirësit që të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona./Lajmi.net/