Familja nga Gostivari në vend të nënës së ndjerë, në arkivol gjen trupin e një burri

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Vrapçisht të Gostivarit.

Lajme

25/08/2021 20:17

Një 61 vjecare kishte ndërruar jetë në Klinikën Infektive të Shkupit, të martën në orët e hershme të mëngjesit, dhe në mbrëmjen e kësaj dite kufoma ishte sjellë në morgun e Gostivarit, raporton TV21

Gjatë ditës së sotme kanë shkuar djali dhe vajza për të marrë kufomën në mënyrë që ta varrosnin të ndjerën, por kur kanë hapur arkivolin kanë parë se në vend të nënës së tyre gjendej një burrë i moshuar.

Pro, pas disa orësh familjarët e gruas së ndjerë, kanë bërë të ditur se e kanë gjetur kufomën.

Siç bëjnë të ditur familjarët, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit, ku është sjellë nga Klinika Infektive.