Familja nga Deçani strehon familjen nga Durrësi tek të cilët kishin qëndruar në kohë lufte
Kosovarët vazhdojnë t'i ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Lajme
Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë.
Kjo siç raporton rel, u bë pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.