Familja katër anëtarëshe, vdekje në mënyrë tragjike (Foto)

Një familje katër anëtarëshe kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi vetura e tyre u godit nga një deve në një autostradë saudite.

Bota

22/07/2015 09:54

Vetura ishte duke vozitur përgjatë një rruge nëpër shkretëtirë në rajonin jugperëndimor të Jazanit, në Arabinë Saudite, kur ajo goditi kafshën e rastit, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tij vdiqën në vendin e ngjarjes, përderisa tre djemtë e tij morën dëmtime serioze.

aa

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka rrethuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, përderisa hulumtimet për zbardhjen e rastit janë duke vazhduar.

Arab News ka raportuar se herët gjatë këtij viti, ekspertët ligjor kanë kërkuar nga autoritetet që të ndëshkoj pronarët e deveve, kafshët e të cilëve shkaktojnë aksidente në trafik. /lajmi.net