Familja e vret adoleshenten: E detyroi të lëpijë tualetin dhe të hajë jashtëqitjen e saj (Foto)

Shahena Uddin, 19 vjeçare kishte jetuar në frikë pasi që nuk ishte e lejuar ta përdorë as tualetin e shtëpisë së saj në Watford.

Bota

20/10/2015 15:05

Por teotrin e kaluar thuhet se ajo ka përjetuar një numër të madh të të rrahurave duke vuajtur pastaj nga lëndime në kokë dhe lëndime e gritha të shumta në trup.

Ambulanca pastaj kishte telefonuar shtëpinë e saj derisa mëngjesin tjetër e kishte gjetur trupin e saj të pajetë në tualet, transmeton lajmi.net.

john o reilly- southbedsnews agency- luton.. (fairlys) 07850 840246..pic..woman murdred atwatford home ....four men have been arrested

Stuart Trimmer thotë se derisa kishte arritur ambulanca, 4 vëllezërit e saj, motra dhe dy kunatat e saj që ishin në shtëpi kishin arritur ti fshihnin gjurmët e skenës së krimit.

Gjykatësi thotë se gjaku dhe gjurmët e të vjellave janë fshehur dhe se rrobat e Shahenes të mbuluara me gjak ishin futur në qese të bërllokut dhe ishin lënë jashtë.

Familjarët i kishin thënë stafit të ambulancës se Shahena ishte ndjerë e sëmurë dhe i kishte rënë të fikët.

Por zotëri Trimmer thotë se ato deklarata nuk janë të vërteta për shkak se ajo ishte rrahur me armë të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit.

Të paditur janë vëllai i Shahenës Suhail Uddin dhe gruaja e tij Salma Begum, të cilët i mohojnë akuzat për vrasjen e saj në natën e 10/11 tetorit të vitit të kaluar.

Bashkë me këta dy janë edhe tre vëllezërit tjerë të Shahenës, Jewell, Jhuhal dhe Tohel Uddin të cilët që të gjithë e mohojnë që kanë shkaktuar apo e kanë lejuar vdekjen e ‘vullnetshme’ të asaj.

Motra e Shahenes, Rehena Uddin bashkë me Laila Begum e cila është gruaja e Jhuhal, gjithashtu e mohojnë akuzën për vdekjen e ‘vullnetshme’ Shahenes.

Gjykatësi thotë se një patolog i cili e ka ekzaminuar trupin e vdekur të vajzës ka deklaruar se asaj ia kanë zë frymën të vjellat e veta. /lajmi.net