Familja e ushtares amerikane kërkojnë të vërtetën rreth vrasjes së vajzës së tyre
Ushtarja amerikane Heidi Ruh ka dhjetë ditë që ka vdekur si pasojë e një të shtëne me armë në kampin amerikan Bondsteel në Kosovë, por vazhdon të mbetet enigmë se si ndodhi rasti për të cilin zyrtarisht është thënë se nuk kishte të bënte me incident luftarak.
Bota
Trupi i 32 vjeçares u gjet nga një person civil në pistën e vrapimit në Kampin Bondsteel në Kosovë, më 9 maj. Rrethanat se si ndodhi vdekja e saj, vazhdojnë të jenë një mister.
Edhe familjarët e saj, duke përfshirë këtu edhe stërgjyshin e saj Scott Ruh dhe nënën e saj Catherine Ruh, janë pothuajse pa asnjë informacion.
E gjitha se çfarë ju është thënë atyre është se vajza e tyre është qëlluar në një incident jo-luftarak.
Familjarët e saj dhe të shumë ushtarëve që kanë vdekur dhe rrethanat e vdekjes së tyre asnjëherë nuk janë sqaruar, duan vetëm mbështetje dhe jo spekulime.
Pa marrë parasysh rrethanat, vdekja e Heidi Ruh është një tragjedi e madhe e cila ka prekur shumë familjen e saj.