Familja e shqetësuar: Kanye West është në mes të një episodi bipolar

Kanye West është në mes të një episodi bipolar dhe thuhet se familja e tij janë të shqetësuar, pas intervistës së tij në "Forbes" dhe kandidimit për president.

ShowBiz

09/07/2020 19:18

Kanye West është ‘në mes të një episodi serioz bipolar’, duke e lënë familjen e tij ‘shumë të shqetësuar’, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Reperi, 43 vjeç, thuhet se ka ngjallur shqetësim pasi njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president përmes Twitterit në fundjavë dhe pjesëmarrjes në një intervistë të diskutueshme të Forbes të mërkurën.

Në një pjesë të intervistës, Kanye flet për prindërimin e planifikuar si një organizatë e drejtuar nga ‘supremacistët e bardhë për të bërë punën e djallit’, duke tërhequr kritika të gjera në internet.

TMZ pretendon se babai i katër fëmijëve vuan nga një episod serioz bipolar rreth një herë në vit, duke rezultuar në vendimmarrjen e tij.

Sajti raporton: ‘Kanye njoftoi se po kandidon për president përmes rrjetit social Twitter gjatë fundjavës, dhe gjithashtu bëri një intervistë të ashpër me Forbes … gjë e cila u pasua me kritika, konfuzion dhe shqetësim të ashpër.

“Burimet tona thonë se familja e tij dhe të afërmit e tij janë të shqetësuar, por ata besojnë se gjërat do të stabilizohen siç ka ndodhur në të kaluarën”. Por, cilësohet problem ajo që po shkaktojnë deklaratat e reperit.

Kanye është martuar me Kim Kardashian, 39 vjeçe, që nga viti 2014, dhe çifti kanë katër fëmijë, North, shtatë, Saint, katër, Chicago, dy, dhe Psalm, 14 muaj.

Në vitin 2018, Kanye zbuloi se po meerrte ilaçe për çrregullimin bipolar. /Lajmi.net/