Familja e gjen djalin përmes gazetës

19:00 | 6 Janar 2014

Djali

Një familje nga New Yorku e gjeti djalin e tyre që mungonte nga dita e Vitit të Ri. Nicholas Simmons ishte larguar nga shtëpia e tij në Greece, në Rochester të New Yorkut në ora 05:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe nuk ishte paraqitur më. Familja e brengosur e kishte kërkuar atë përmes rrjeteve […]

Një familje nga New Yorku e gjeti djalin e tyre që mungonte nga dita e Vitit të Ri. Nicholas Simmons ishte larguar nga shtëpia e tij në Greece, në Rochester të New Yorkut në ora 05:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe nuk ishte paraqitur më.

Familja e brengosur e kishte kërkuar atë përmes rrjeteve sociale, përfshirë këtu edhe Facebookun, por e kishte lajmëruar atë edhe në polici.

Mirëpo, një fotografi e postuar nga agjencia AP u bë sebep që familja ta gjejë djalin e tyre në rrugët e Washingtonit të hënën. Në fakt, Associated Press e kishte bërë një shkrim për temperaturat e ulëta në SHBA dhe e kishte përdorur fotografinë e 25 vjeçarit.

Këtij shkrimi ia pa hairin familja nga New Yorku, që e gjeti Simmonsin, i cili duket se nuk është në gjendje të mirë. Djaloshi u dërgua në spitalin e Washingtonit, ku po trajtohet me kujdes.

Prindërit e tij, Paul dhe Michelle Simmons, ndihen të lumtur që e gjetën djalin e tyre, që ishte i mbuluar me një batanije, vetëm pak blloqe larg Capitolit.

“Simmons ishte gjetur pasi është fotografuar në Washington nga një fotograf i Associated Press”, thuhej në komunikatën e policisë.

– “Fotografia ishte postuar në gazetën USA Today dhe ajo ishte identifikuar nga familja e tij që e njohu atë”.

– “Nicku është i gjallë, por nuk është në gjendje të mirë”, ka shkruar nëna e tij në Facebook pak orë pasi u gjet djali.

– “Ne do ta kthejmë atë në shtëpi dhe ky është një shembull i mirë për dashurinë e Zotit. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë këtë që po e ndjej”.