Familja Dobratiqi në kushte të rënda, në hall për vendbanim

Familja Dobratiqi në Prishtinë jeton në kushte të rënda. Në një shtëpi me qira e me shumë mungesa për jetës, familja 5 anëtarëshe po i kalon ditët. Mungesa ka shumë, por halli kryesor është vendbanimi. Muajt e vitet e kjo familje i ka kaluar nëpër shtëpi të ndryshme me qira, e disa herë nuk ia ka dal të paguajë shumën e caktuar.

Lajme

28/03/2021 19:05

Kryefamiljari, Murat Dobratiqi shumë herë është gjendur në mes dilmës, të zgjedh banimin apo sigurimin e ushqimit për familjen.

“Prej vitit 2008 jetojmë me qira, gjithë në Prishtinë. Për shpenzime na kanë ndihmu kapak. Unë punoj me një sakicë, kush ka nevojë për puëntor më thërrasin kapak me punu. Shumicën e kohës na kanë largu prej banesës. 142 euro të socialit po më duhet më i dhanë për qira, kafshatën e fëmijëve po duhet me dhanë për me siguru banesën. Po duhet me siguru ose ushqimin ose banesën. Shumë herë nuk po kemi as me hangër, s’po kemi me ju kthy fëmijëve”, ka treguar ai për lajmi.net.

Për të zgjidhur hallin e banimit, familja Dobratiqi ka kërkuar ndihmë edhe në institucione. Por, krejt cka ka përfituar është një shumë vjetore prej 63 eurosh.

“Kam kërku ndihmë prej Komunës së Prishtinës. Prej vitit 2005 i kam dokumentat në Komunë që kam kërku ndihmë e nuk më kanë kthy përgjigje. 63 euro i marrim në vit prej Komunës së Prishtinës”, ka vazhduar ai.

Shtëpia ku jeton ai me 3 vjazat dhe bashkëshorten nuk i plotëson shumë kushte. Dobratiqi i cili është i papunë, mundohet që mbijetesën ta sigurojë me ndonjë punë krahu që mund të bëjë herë pas here.

“Që katër vjet, kur është koha e druve punoj me sakicë, ua çaj, i paloj. Po thërrasin. Verës më thërrasin për naj bahqe a najsen. Dimërit po e kemi më vështirë. Por, ma shumë kemi nevojë për kulm mbi kokë. Shoqen po e thërrasin nga pak me pastru naj shtëpi”, ka rrëfyer Dobratiqi për lajmi.net.

Krejt shpresat kjo familje i ka tek bamirësia. Kryefamiljari Murat Dobratiqi ka një kërkesë për njerëzit bamirës.

“Për momentin jemi rast i rëndë. Kisha pas dëshirë kush ka mundësi me na ndihmu. Kemi nevojë për krejt, por për një kulm mbi kry kemi nevojë më shumë. Për vete nuk e kam bërë, por e kam bërë për hir të Allahut dhe të fëmijëve. Fëmija po të shtike në zjarr. Kush ka fëmi i rujt Zoti, e nuk iu bjen si fëmijëve të mi me u rrit nëpër shtëpi të hallkut”, ka thënë ai.

Të gjithë të interesuarit për të ndihmuar familjen Dobratiqi, mund të kontaktojnë në: +38344156954 /Lajmi.net/