Familja Dehari: Nuk pranojmë ngushëllime nga udhëheqësit e shtetit

11:29 | 9 Nentor 2016

Familja Dehari

Familja e aktivistit Astrit Deharit, i cili të shtunën që shkoi vdiq në burgun e Prizrenit në rrethana ende të paqarta njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës i institucioneve të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.

Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.

Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

Familjarët e Astrit Deharit Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari

Prishtinë, më 9 nëntor 2016