Falsifikimi i pronave shtetërore, Policia: Përfitimet janë milionëshe, hetimet po vazhdojnë
Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë lidhur me pronat e AKP’së që një person i ka privatizuar jashtëligjshëm dhe më pas i ka shitur. Sipas policisë i arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona tjerë. Shumat që të përfshirët kanë përfituar janë milionëshe. “Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Falsifikimit tëDokumenteve nga Drejtoria…
Lajme
Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë lidhur me pronat e AKP’së që një person i ka privatizuar jashtëligjshëm dhe më pas i ka shitur.
Sipas policisë i arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona tjerë.
Shumat që të përfshirët kanë përfituar janë milionëshe.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Falsifikimit tëDokumenteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë, pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar dhe dokumentuar veprimtari të dyshuar kriminale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronave shtetërore.
Gjatë hetimeve është konstatuar se i dyshuari, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka falsifikuar dokumente që janë përdorur në procedura për bartje dhe legalizim të pronave nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me qëllim të ndryshimit tëpronësisë dhe tjetërsimit të pronave shtetërore në pronësi private. Pronat më pas janë shitur duke mashtruar blerësit dhe duke përfituarshuma të mëdha financiare me vlerë milionëshe. Në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë01.11.2025, në dy rajone të vendit, policia ka realizuar kontrolle në njështëpi, tri banesa dhe dy garazhe që dyshohej se ishin nën mbikëqyrjetë të dyshuarit.”
Gjatë aksionit janë sekuestruar dokumente që lidhen me rastin, pajisje të përdorura për falsifikim (pesë makina shkrimi të vjetradhe një pajisje “Paper Trimmer”), një revole e tipit Zaragio me 103 fishekë, një telefon iPhone 17 Pro, një orë dore Rolex dhe një zinxhir doreRolex.
I arrestuari dyshohet për “Falsifikim i Dokumenteve”, “Legalizim i Përmbajtjes së Rreme”, Mashtrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Ai është ndaluar për 48 orë, derisa hetimet për identifikimin e personave tjerë po vazhdojnë.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe çdoforme të keqpërdorimit të pronës publike, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”