Fallon rinovon kontratën me ‘The Tonight Show’ deri në vitin 2021

Jimmy Fallon do jetë udhëheqës i emisionit 'The Tonight Show' deri në vitin 2021.

ShowBiz

14/08/2015 15:32

Pas suksesit të madh që ka pasur pasi ka marrë primatin në shkurt të vitit 2014, ‘The Tonight Show starring Jimmy Fallon‘ do të vazhdojë deri në vitin 2021.

Kështu është vendosur së fundmi, pasi që kur emisioni ka filluar Jimmy Fallon ka bërë intervista dhe lojëra me yjet e famshëm, transmeton Lajmi.net.

Fallon ndiqet jo vetëm në Amerikë, pasi pjesë nga emisioni i tij bëjnë gjiron e botës me videot që postohen në kanalin zyrtar në Youtube./Lajmi.net