Falk: Bayern në bisedime me agjentët e Kalajdzic, Mane, Dembele dhe Haller

Gazetari i ‘BILD Sport’, Christian Falk ka konfirmuar negociatat e Bayern me agjentët e disa lojtarëve.

Sport

17/05/2022 14:50

Bayern Munich po përgatit për një merkato mjaft aktive gjatë verës, me disa emra që pritet të largohen.

Bavarezët, sipas Falk, janë në bisedime me agjentët e Sasa Kalajdzic, Sadio Mane, Ousmane Dembele dhe Sebastian Haller, përcjell lajmi.net.

Ky reagim i Bayern lidhet me refuzimin për rinovim kontrate nga Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski.

Lewandowski është në radarin e skuadrës së Barcelonës.

Mbetet të shihet se cili do të jetë konkluzioni i merkatos së Bayern Munich. /Lajmi.net/