Faliminderit Bac, shkruajnë Flori e Elvana Gjata

Familjes Jashari i përulen edhe këngëtarët tanë që jetojnë në Shqipëri. Ata nuk harruan të falenderojnë familjen e Adem Jasharit për kontributin e tij në çlirimin e vendit gjatë kohës së luftës në Kosovë

ShowBiz

05/03/2015 20:30

Në mesin e shumë këngëtarëve janë edhe dy emrat e njohur Flori Mumajesi e Elvana Gjata të cilët po ndjejnë krenari për dëshmorin e kombit Adem Jasharin dhe familjen e tij.

Që të dy në faqet e tyre zyrtare ne rrjete sociale kishin lënë mbishkrimin “Faliminderit Bac”. E kjo padyshim u prit shumë mirë nga fansat e tyre të shumte në Kosovë e më gjërë. Lajmi.net