Falcao, sulmuesi me apetit për gola
Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, beson se mund të thyejë rekordin e golave të shënuar brenda një stinori në Ligue 1. Ylli kolumbian ka shënuar tri herë në katër xhirot e para në Kampionatin francez dhe beson se mund të tejkalojë rekordin e Josip Skoblarit prej 44 golave brenda një sezoni. “Në jetë, në këtë…
Sport
Sulmuesi i Monacos, Radamel Falcao, beson se mund të thyejë rekordin e golave të shënuar brenda një stinori në Ligue 1.
Ylli kolumbian ka shënuar tri herë në katër xhirot e para në Kampionatin francez dhe beson se mund të tejkalojë rekordin e Josip Skoblarit prej 44 golave brenda një sezoni.
“Në jetë, në këtë botë, asgjë nuk është e pamundur”, deklaroi Falcao për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.
“Por, është me rëndësi të shkoni hap pas hapi. Kështu unë shkoj përpara”, u shpreh përforcimi i ardhur gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Atletico Madrid për rreth 60 milionë euro.
Falcao për më tepër mohoi sugjerimet se në Ligue 1 janë vetëm dy skuadra (Monaco dhe PSG) që mund të luftojnë për titull.
“Të gjithë flasin për Parisin dhe Monacon por aty është edhe Marseille.”