Falcao si mbret në stërvitje (Video)

Futbollistë të Manchester Unitedit e bartën në duar sulmuesin Radamel Falcao për në fushën stërvitore të ekipit, duke u përkujdesur për të pas rikuperimit nga lëndimi i ri. 

Sport

27/11/2014 10:08

Një skenë interesante ndodhi në stërvitjen e Manchester Unitedit. Mesfushori Anderson dhe një tjetër futbollist i gjigantit anglez e bartën me duar sulmuesin Radamel Falcao, sikur të ishte ‘mbret’, për në fushë.

Kjo në formë të përkujdesjes – shakasë – për bashkëlojtarin e tyre i cili ka vuajtur shumë nga lëndimet pas transferimit në Manchester United nga Monaco në formë huazimi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli kolumbian është rikuperuar dhe pritet të jetë në dispozicion për ballafaqimin kundër Hull Cityt të shtunën në Old Trafford.