Falcao shpreson të mbetet në Monaco

Radamel Falcao nuk e ka ndërmend të largohet nga Monaco. Sulmuesi kolumbian shpreson të qëndrojë në ekipin aktual, duke i hedhur poshtë spekulimet e një largimi të mundshëm në fund të afatit kalimtar.

Sport

25/08/2014 09:28

Radamel Falcao e ka përsëritur dëshirën e tij për ta veshur ende fanellën e Monacos.

Sulmuesi kolumbian e ka lënë megjithatë një derë të hapur për një largim të mundshëm, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar dy klube angleze dhe dy italiane: Liverpool e Arsenal nga Premierliga dhe Juventus e Milan në Serie A.

“Shpresoj të qëndroj këtu, jam i lumtur dhe jam mirë në Monaco”, ka thënë ish futbollisti i Portos dhe Atletico Madridit për ‘Canal+’ në fund të ndeshjes me Nantes, të cilën e vendosi pikërisht ai.