Falcao, Rooney e Van Persie nuk funksionojnë

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes është i bindur se menaxheri Louis van Gaal nuk do të aktivizojë përnjëherë treshen Wayne Rooney, Robin van Persie dhe Radamel Falcao.

Sport

05/09/2014 17:05

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes nuk beson se Louis van Gaal mund të aktivizojë treshen Wayne Rooney, Robin van Persie dhe Radamel Falcao, në të njëjtën skuadër.

Scholes beson se Falcao – përforcim i ardhur në formë huazimi nga Monaco në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës – është futbollist i shkëlqyeshëm por insiston se ish klubi i tij do të aktivizojë vetëm dy prej treshes në fjalë.

“Kur e kam shikuar Falcaon duke luajtur për Porton, Atletico Madridin dhe Monacon kam parë një futbollist me lëvizje të shkëlqyeshme dhe rekord të golave që janë të jashtëzakonshme”, deklaroi Scholes për “Independent”.

“Falcao krijon konkurrencë në sulmin e Unitedit. Nuk ka shans që Van Gaal të akvizitojë Rooneyn, Van Persien dhe Falcaon së bashku. Dy prej tyre do të luajnë përnjëherë”, u shpreh ai.