Falcao pranon të transferohet te gjiganti evropian

Radamel Falcao e dëshiron largimin nga Monaco.

Sport

20/03/2019 08:23

Radamel Falcao i ka bërë me dije Monacos se dëshiron të largohet në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi kolumbian nuk është i lumtur në Francë, andaj po tenton të rikthehet te Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

‘El Tigre’ kishte kaluar vitet më të mira të karrierës së tij në Spanjë, andaj e dëshiron rikthimin në Spanjë.

Antoine Griezmann e do largimin nga Atletico Madrid, gjersa nga klubi mund të largohet edhe Diego Costa që po kalon nëpër një formë të dobët.

Me largimin e dy sulmuesve, mund të hapet rruga për Falcaon që të rikthehet te madrilenët. /Lajmi.net/