Falcao nuk vjen

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka bërë të ditur se ylli i Monacos, Radamel Falcao, nuk do të transferohet te kampioni i Italisë.

Sport

28/08/2014 20:42

Radamel Falcao nuk do të jetë futbollist i Juventusit. Drejtori i përgjithshëm i Bianconerëve, Giuseppe Marotta ka thënë se kampioni i Italisë nuk është në bisedime me yllin e Monacos, për transferimin e tij në Torino.

“Ka shumë spekulime, por nuk kemi zhvilluar asnjë takim për Falcaon. Kemi një grup të fortë për të ndjekur objektivat e caktuara edhe për faktin se nuk kemi shitur asnjë yll nga edicioni i shkuar”, deklaroi Marotta pas shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Monaco.

“Jam, realist, nuk do të bëjmë ndonjë përforcim sensacional. Falcao nuk vjen, nuk është në dyert tona”, u shpreh ai.