Falcao – Madrid, “bombë” nga Spanja
Radamel Falcao dështoi të transferohej në Atletico Madrid pasi Jackson Martinez nuk u largua nga Vicente Calderon.

Sport
Radamel Falcao nuk u transferua në Atletico Madrid pasi një klub kinez u tërhoq nga interesimi për blerjen e Jackson Martinez, raportojnë mediat spanjolle.
Falcao ishte shumë pranë rikthimit në Vicente Calderon.
Mirëpo, sulmuesi i Monacos, i cili është aktualisht i huazuar në Chelsea, mbeti pa nënshkruar me klubin madrilen, përcjell “Lajmi.net”.
Por, ai mund të transferohet në Kinë pasi Jiangsu Suning është e interesuar për blerjen e tij dhe ka kohë deri më 26 shkurt që të kompletojë marrëveshjen.