Falcao në Barcelonë?
Sulmuesi Radamel Falcao mund të largohet nga Chelsea duke iu bashkuar Barcelonës, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport
Radamel Falcao nuk është duke kaluar mirë në Premierligë.
Së pari Manchester United e tani edhe Chelsea, ai nuk është duke arritur ta gjejë veten.
Kurse, sipas portalit “Donbalon.com”, ylli kolumbian mund të rikthehet në La Ligë, jo tek ish skuadra e tij Atletico Madrid, por kampioni në fuqi, Barcelona.
Trajneri i gjigantit katalan, Luis Enrique thuhet se ka dhënë një “OK”, për transferimin e Falcaos në janar.