Falcao mungon, Rooney luan
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka bërë të ditur se Radamel Falcao do të mungojë në derbin kundër Manchester Cityt të dielën. Por, Wayne Rooney do të luajë.

Sport
Louis van Gaal ka bërë të ditur se Radamel Falcao do të mungojë në derbin e Manchesterit të dielën për shkak të një lëndimi, por Wayne Rooney rikthehet në dispozicion.
Rooney ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Unitedit pas përjashtimit ndaj West Hamit në shtator. Por, Van Gaal ka paralajmëruar se Rooney do të luajë kundër Manchester Cityt.
“Falcao është ende i lënduar. Kurse, Rooney nuk ka qenë asnjëherë i lënduar. Ai do të luajë, është kapiteni im”, deklaroi Van Gaal për mediat britanike.
“Mendoj se edhe Valencia do të jetë i gatshëm për lojë. Rooney ka shënuar shumë gola kundër Cityt, më shumë se cilido futbollist. Jam i kënaqur që do të luajë”, u shpreh holandezi.