Falcao mund të largohet
Babai i yllit të Monacos, Radamel Falcao ka theksuar se sulmuesi ka ende kontratë me klubin francez. Por, ai refuzoi të përjashtojë mundësinë e largimit të tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport
Babai i Radamel Falcaos ka pranuar se biri i tij mund të largohet nga Monaco gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Ai po ashtu nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të tij në Real Madrid. “Nuk e mohoj se mund të largohet. Por, thjesht them se ka ende kontratë me Monacon”, deklaroi Radamel Garcia King për “El Partido de las 12”.
“Biri im asnjëherë nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga Monaco, por me të nuk flas për futboll sa i përket ndërrimit të ambientit. Biri im ka edhe katër vjet kontratë”, u shpreh ai.
Falcao spekulohet së fundmi se mund të përfundojë në Santiago Bernabeu njësoj sikurse James Rodrigez që braktisi Monacon duke iu bashkuar kampionit të Evropës.
“Nëse biri im do të shkojë në Real ose jo, varet edhe nga Ancelotti”, përfundoi babai i tij.