Falcao mund të largohet nga Man Utd

Sulmuesi Radamel Falcao mund të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Sport

13/01/2015 16:43

Radamel Falcao mund të mos jetë më futbollist i Manchester Unitedit, pas përfundimit të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Sulmuesi iu bashkua gjigantit anglez gjatë verës së vitit të shkuar nga Monaco, në formë huazimi me mundësi të blerjes.

Por, ai nuk është duke luajtur me vazhdimësi në Old Trafford dhe kjo ka bërë që ai të konsiderojë të ardhmen e tij.

“Të gjithë e kanë të qartë se Falcao është futbollist fantastik, sulmues i jashtëzakonshëm. Ai tani për tani është futbollist i Manchester Unitedit, por në botën e futbollit kurrë nuk i dihet. Do të shohim se si do të zhvillohet kjo situatë. Falcao e meriton të luajë në ekipe të mëdha, në United, ose diku tjetër. Ai ka gjithmonë oferta”, u shpreh ai.