Falcao mendon më shumë për gjurin se për Realin

Radamel Falcao është më shumë i brengosur për gjurin e tij, sesa për interesimin e mundshëm të Real Madridit për shërbimet e tij.

Sport

19/07/2014 18:09

Radamel Falcao nuk dorëzohet lehtë. Sulmuesi kolumbian, i cili qe një kohë të gjatë është në shënjestër të Real Madridit, thotë se më shumë është i preokupuar për gjurin e tij dhe për shërimin sa më të shpejtë, sesa për Los Blancos.

“Real Madridi? Tash po mendoj vetëm për shërimin nga lëndimi”, ka thënë sulmuesi i Monacos për të përditshmen spanjolle, Marca.

Falcao në të kaluarën ishte pjesë e Portos dhe Atletico Madridit, me të cilat pati paraqitje mbresëlënëse, ndërsa në Francë një lëndim i rëndë e la më shumë se gjysmë viti jashtë fushës.