Falcao: Ja si erdha në Man Utd

Radamel Falcao ka njoftuar se për disa muaj ishte në bisedime me Manchester Unitedin, para transferimit në Old Trafford, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

04/09/2014 12:07

Radamel Falcao ka bërë të ditur se ishte në bisedime me Manchester Unitedin “për disa muaj” para zyrtarizimit të transferimit në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi kolumbian ishte pritur t’i bashkohet Real Madridit para kalimit befasues në Old Trafford.

“Jam shumë krenar që jam në Manchester United. Ne kemi qenë në bisedime me klubin për disa muaj, dhe në fund, ne ishim në gjendje të arrijmë marrëveshje me Monacon, në ditën e fundit të afatit kalimtar”, deklaroi Falcao nga stërvitja me ekipin e Kolumbisë para miqësores me Brazilin në Miami.

“Ende nuk kam pasur mundësinë të bisedoj me futbollistët, edhe pse ata janë yje, ata janë po ashtu futbollistë që luajnë për ekipin dhe kemi objektiva të përbashkëta në grup. Jam i sigurt se kjo do të jetë baza e suksesit tonë. Angel është futbollist fantastik. Më pëlqen mënyra si luan, vërtetë po. Jam i lumtur që do të jem bashkëlojtar i tij dhe që do të jem pjesë e Manchester Unitedit”, përfundoi ai.