Falcao, i shtrenjtë për Man Cityn

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se klubi nga Etihad e ka shumë të vështirë të transferojë Radamel Falcaon për shkak të buxhetit të kufizuar.

Sport

30/08/2014 23:23

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka dhënë indikacione se kampioni i Premierligës nuk do të bëjë përpjekje për transferimin e yllit të Monacos, Radamel Falcao.

Sulmuesi kolumbian pritet të largohet nga klubi francez ndërsa është përmendur si objektiv i Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Por, ai duket se nuk do të përfundojë në Etihad.

“Afati kalimtar mbyllet së shpejti dhe ne kemi një buxhet të kufizuar për të shpenzuar, nuk është e lehtë të transferojmë futbollistë të mëdhenj”, deklaroi Pellegrini.