Falcao e ëndërron Realin

Radamel Falcao ëndërron të luajë në Real Madrid dhe shpreson të transferohet këtë verë nga Monaco tek gjiganti spanjoll.

Sport

28/06/2014 15:23

Real Madridi është ëndërr e Radamel Falcaos. Sulmuesi kolumbian i ka treguar një shokut të tij të përfaqësueses kolumbiane se do të donte të transferohet gjatë kësaj vere në Santiago Bernabeu.

“Kjo është një ëndërr e tij, që kur ishte fëmijë. Fati është në duart e Zotit. Dhe në këtë rast, Zoti është Florentino Perez”, ka thënë një futbollist i Kolumbisë, i cili deshi të mbetej anonim.

“Radamel, gjithmonë ka dashur të luajë në Madrid”, ka shtuar ky futbollist. Tash i mbetet gjigantit spanjoll të lëvizë pasi dëshira e futbollistit është të luajë në Madrid, pas një viti të kaluar në klubin francez.

Në të kaluarën, Falcao ishte mjaft i suksesshëm në Porto dhe Atletico Madrid, ndërsa një lëndim i rëndë e la jashtë Botërorit.