Falcao e do numrin 9 në Real Madrid

Radamel Falcao tashmë duket i vendosur për t’u transferuar në Real Madrid. Madje, duket se sulmuesi kolumbian e ka zgjedhur edhe numrin që do ta vesh në fanellë. Ai do të jetë 9.

Sport

03/07/2014 09:52

Real Madridi po punon për transferimin e Radamel Falcaos në Santiago Bernabeu. Dhe, qysh tash ka filluar të spekulohet se cilin numër mund ta bart në fanellë sulmuesi kolumbian.

Sipas të së përditshmes spanjolle, AS, futbollisti aktual i Monacos e ka zgjedhur numrin 9 ta mbajë në fanellë, në rast se bëhet Los Blancos.

Me këtë rast, Karim Benzema do ta ndërronte numrin, duke e marrë atë 10, njëjtë siç e mban edhe tek përfaqësuesja franceze.

Numri 10 tek Reali është i lirë, pas largimit të Mesut Ozil dhe Benzema mund ta marrë atë me kënaqësi.

Në sezonin e parë në Real Madrid (2009-10), Benzema e kishte mbajtur numrin 11, ndërsa më pas Ronaldo, nga numri 9 kaloi në 7, pas largimit të Raul Gonzalez, dhe nga ajo kohë, nënshi ishte i rezervuar për Benzeman.