Falcao e dëshiron Realin

Radamel Falcao dëshiron të transferohet në Real Madrid. Sulmuesi i Monacos u ka bërë të ditur zyrtarëve të Los Blancos se është në gatishmëri për t’ju bashkuar në Santiago Bernabeu.

Sport

16/08/2014 10:00

Real Madrid mund të transferojë Radamel Falcaon në rast të shitjes së Angel di Marias.

Golgeteri kolumbian i Monacos nëpërmjet menaxherit të tij Jorge Mendes u ka bërë të ditur drejtuesve të Los Blancos se dëshiron të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës, nëse i ekziston mundësia e realizimit të lëvizjes, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”.

Falcao është rikthyer nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit dhe ngadalë është duke e gjetur formën e tij të mirë pas fillimit të edicionit të ri në Ligue 1.

Angel di Maria spekulohet se mund të largohet nga Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe me paratë e shitjes së argjentinasit, Real Madrid mund të hidhet në sulm për blerjen e Falcaos.