FAK stabilizues i rajonit
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë thotë se FAK është faktor stabiliteti për tërë rajonin. Ai gjatë takimit më Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për ndeshjen ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Haitit.

Lajme
Jetësimi i marrëveshjeve që dalin nga nënshkrimi i dokumentit për partneritet strategjik i nënshkruaj në Prizren mes dy qeverive, Kosovë- Shqipëri ka qenë tema kryesore gjatë takimit që kanë pasur dy ministrat e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushatit.
Të dy ministrat, ai i Kosovës dhe Shqipërisë, kanë thënë se janë përqendruar për të parë se deri ku janë zbatuar këto marrëveshje ndërmjet dy vendeve dhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet të marrin si dy vende për thelluar bashkëpunimin e mëtejmë.
Mbledhja e përbashkët që do të mbahen në qershor ndërmjet dy qeverive është parë si mundësi e mirë për të diskutuar se çfarë është bërë deri tani në realizimi ne marrëveshjeve në të gjitha fushat.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se vendimi i Qeverisë për transformimin e FSK në Forca të Armatosura ka qenë vendimi i matur, duke thënë se Shqipëria si vende anëtare e NATO do të kërkoi bashkëpunim më të madh ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Ministri Hoxhaj ka thënë se vizita e Bushatit është rikonfirmim i fuqizimit së përbashkët bilaterale në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Hoxhaj ka thënë se së shpejt do të hapen konsullata të përbashkëta të të dyjave vendeve në Milano dhe Kambera e më pas do të shikohet se edhe në cilat shtete do të veprohet njësoi.
Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik, njohjet, anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale, evropiane e globale, bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të kulturës të transportit, si dhe çështja të tjera janë diskutuar me homologun e tij nga Shqipëria.
Ai ka thënë se ministri Bushati po luan një rol të madh sa i përket lobimit për Kosovën në takime të ndryshme nëpër vende të botës.
Ai ka thënë se sot Qeveria e Kosovës në mënyrë simbolike do të marr vendim për ndarjen e mjeteve financiare për maternitetin e Luginës së Preshevës, përderisa, ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka pohuar se ky vendim për ndarjen e mjeteve do të merret nga Qeveria shqiptare brenda pak ditësh.
Ndërkohë, Bushati ka uruar përfaqësuese e Kosovës për lojën me Haitin duke thënë se kjo ndeshje është mbuluar nga shumica mediave me renome botërore.
Ai e ka thënë në shaka se Shqipëria “është paksa xheloze”, pas vendimit të FIFA që Kosova të luaj ndeshje miqësore në futboll, meqë sipas tij me këtë rast do të dëmtohej përfaqësuesja e Shqipërisë. (Kosovapress)