Fajtorët e Barcelonës

Barcelona sot mori një goditje të fuqishme nga FIFA. Federata botërore e dënoi gjigantin katalan me 14 muaj pezullim në realizimin e transferimeve – në blerje dhe shitje – andaj ekipi i trajnerit Gerardo Martino nuk do të mund të sjellë ose largojë futbollistë deri në verën e vitit 2015. Krejt kjo për shkak se…

Sport

02/04/2014 15:24

Barcelona sot mori një goditje të fuqishme nga FIFA. Federata botërore e dënoi gjigantin katalan me 14 muaj pezullim në realizimin e transferimeve – në blerje dhe shitje – andaj ekipi i trajnerit Gerardo Martino nuk do të mund të sjellë ose largojë futbollistë deri në verën e vitit 2015.

Krejt kjo për shkak se Barcelona u shpall fajtore për shkeljen e rregullave të FIFA-së për angazhimin e disa futbollistëve të rinj nën moshën 18-vjeç.

Kush janë ata? Radiostacioni spanjoll Cadena Ser ka publikuar emrat e atyre që ia pa sherrin Barcelona.

Kamerunasi Patrice Sousia, francezi Theo Chendri, treshja nga Koreja e Jugut, Paik Seung-Ho, Lee Seung Woo dhe Jang Gyeol Lee, së bashku me nigerianin Bobbyt Adekanye janë futbollistët në fjalë që ia sollën dënimin e rëndë Barcelonës.