Fajtor Behrami, Hamburgu me një këmbë në Bundesliga 2

Valon Behrami ka qenë fajtori kryesor që skuadra e tij pësoi humbje minimale ndaj Werderit duke qenë kështu me një këmbë në Bundesliga 2.

Sport

19/04/2015 17:58

Ai bëri një ndërhyrje të panevojshme në zonën e skuadrës së tij duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke shkaktuar penallti në favor të vendasve.

Skuadra e Hamburgut është një hap larg rënies në Bundesliga 2, pas humbjes së fundit që pësoi 1:0 nga Werderi.

E, fajtori kryesor për këtë humbje të Hamburgut ishte kosovari Valon Behrami, i cili shkaktoi penallti në minutën 85’.

Behrami bëri një gabim në mbrojtje, për të shkaktuar me pas penalltinë e cila i kushtoi atij me karton të kuq dhe skuadrës së tij me tre pikë më pak.

Hamburgu tani ka 25 pikë në pozitën e 18-të në renditje, katër më pak se Hannoveri në pozitën e 15-të. Bundesliga mbyllet edhe pesë xhiro.

http://www.dailymotion.com/video/x2n6xzj_valon-behrami-red-card-werder-bremen-vs-hamburger-19-04-2015_sport