Fajon përshëndet zgjedhjet

Eurodeputetja Fajon ka thënë se zgjedhjet e sotme shënojnë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht mënyrës se si ato kaluan në katër komunat e veriut të Kosovës.

Lajme

03/11/2013 20:32

Deputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në një postim në Twitter, eurodeputetja nga Sllovenia ka thënë se këto zgjedhje shënojnë një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht mënyrës se si ato kaluan në katër komunat e veriut të Kosovës.

“Urime Kosovë për zgjedhjet! Përkundër vështirësive, një hap përpara në marrëdhëniet me Serbinë! Kruciale për rajonin”, ka thënë Tanja Fajon.