Fajon ndjen keqardhje që ndalja e Haradinajt, preku raportet Kosovë-Slloveni
Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, shpreh keqardhjen për ndalimin e Ramush Haradinajt në Slloveni.
Lajme
Në një postim në profilin e saj në Twitter, ish-raportuesja për liberalizimin e vizave në disa shtete të rajonit, thotë se është e lumtur që ngjarja pati një fund të mirë.
“Më vjen keq që arrestimi i Haradinajt në Slloveni ka prekur marrëdhënien miqësore tradicionale Kosovë- Slloveni. E lumtur që shoh një fund pozitiv”, shkruan Fajon.